“Piranjat” demaskuan mësuesin pedofil, Prokuroria e Prizrenit nis hetimet

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranjat” në ABC.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Policia Rajonale e Prizrenit tha se mësimdhënësi është identifikuar por i njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

“Piranjat”  i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive.


Shtuar 27.04.2022 13:30