Piloti 41-vjeçar fluturoi aeroplanin në tunel, futet në Librin e Rekordeve Guinness (VIDEO)

Piloti 41-vjeçar Dario Costa, fluturoi me aeroplan mes dy tuneleve, diçka që askush nuk e kishte bërë më parë.

Costa ka fluturuar një aeroplan në një tunel të ngushtë në Turqi. 41-vjeçari drejtoi aeropanin me një shpejtësi prej 245 km/h, duke përfunduar 2.26 kilometra për 44 sekonda.

Sipas mediave të huaja pjesa më e rrezikshme për të, ishte kur doli nga tuneli, pasi u godit nga erëra të kundërta, duke e bërë fluturimin më të rrezikshëm. Ai vetë pas përfundimit të fluturimit u shpreh se nuk kishte fluturuar asnjëherë në një tunel dhe kishte shumë pikëpyetje në kokë për këtë sfidë që mori për sipër.

“Unë kurrë nuk kam fluturuar në një tunel në jetën time, askush nuk e kishte bërë atë, kështu që kishte një pikëpyetje të madhe në kokën time nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç e prisnim”, tha Costa.

Tashmë ai është pjesë e librit të rekordeve Guinness/albeu.com


Shtuar 5.09.2021 18:38