Edhe pse Shqipëria ka arritur kulmin e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të lërë të pa ndryshuara masat që janë në fuqi për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ishte Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e cila tha se në dy javët e fundit në Shqipëri është shënuar piku më i lartë i infektimeve nga Covid-19. Sipas Tominit, kjo ka ardhur nga shkujdesja e qytetarëve nga festat e fundvitit por edhe nga prania e dy varianteve të Omicron dhe Delta që po qarkullon prej kohësh në vend.
“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.
Por pavarësisht këtyre Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli theksoi se masat do mbetet të pandryshuara pasi deri më tani kanë dhënë efektin e tyre siç duhet.
“Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen. Mbeten në fuqi ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve” tha Rakacolli.