Piktura e çuditshme e Putinit pas grushtit të shtetit, çfarë mesazhi po përpiqet të japë presidenti rus?

Vladimir Putin duket se po përpiqet të tregojë se “gjithçka është mirë” në Rusi pothuajse një javë pas “grushtit njëditor të shtetit” nga grupi Wagner i Prigozhin.

Kështu e interpreton Business Insider prezencën e Presidentit rus në ngjarje publike gjatë ditëve të fundit. Prania e tij të enjten u komentua në mënyra të ndryshme për shkak të planit të çuditshëm që bëri Putin në një forum të Organizatës për Iniciativa Strategjike.

Në veçanti, presidenti rus vizitoi një ekspozitë idesh për markat e reja kombëtare që mund të zëvendësojnë produktet perëndimore. Atje atij iu kërkua të vizatonte diçka në një ekran interaktiv me prekje NexTouch. Me stilolaps në dorë, Putini vizatoi një fytyrë të çuditshme të mbushur me vija të mprehta, tre fije flokësh dhe veshë gjigantë. Më pas ai nënshkroi kryeveprën e tij, duke shkruar emrin e tij nën fytyrën që vizatoi.

Paraqitja e së enjtes erdhi një ditë pasi Putin u takua me qindra njerëz në Dagestam sipas televizionit shtetëror rus.

Sjellja jashtëzakonisht miqësore e Putinit, shtrëngimi i duarve me qytetarët dhe pozimi për foto, duket se është në kontrast të plotë me kaosin që pushtoi Moskën të shtunën e kaluar./Albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 12:23