Pfizer dhe AstraZeneca, mbërrijnë në Shqipëri mbi 24 mijë vaksina

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë kanë mbërritur 24, 040 vaksina anti Covid, Pfizer dhe AstraZeneca.

Njoftimi i Ramës:

Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate

1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 22:46