Vajza e Niko Peleshit për vrasjen e 20-vjeçarit: Jetës i ka rënë vlera aq sa një shezlong plazhi

Vrasja e pafajshme e 20-vjeçarit në Velipojë, nga një koflikt me armë mes pronarëve të dy hoteleve për disa shezlonge plazhi, ka shkaktuar një trishtim të madh në shumë njerëz. Mes njerëzve që kanë reaguar për këtë ngjarje të dhimbshme, ka qenë edhe vajza e Niko Peleshi, Aleksia.

Përmes një postimi në Instastory ajo shkruan: “U prehsh në paqe Musaen! E bashkë me ty, u prehshin në paqe edhe ëndrrat e tua që punojnnë me dinjitet e derdhin djersë të pastër aty ku pastërtia peshon aq sa gëzhojat e një plumbi… U prehshin në paqe edhe shpresat e asaj nëne që me krenari priste të birin t’i tregonte për ditën e tij të parë të punës, por mori vetëm rrobat e tij të përgjakura duke kuptuar se ajo ditë ishte në fakt dita e fundit e jetës së tij. E së fundmi, u prehtë në paqe civilizimi i një shoqërie ku jetës së njeriut i ka rënë vlera aq sa ajo e një shezlongu plazhi”.

Kujtojmë se nga konflikti me armë mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 22:38