Pezullimi nga Këshilli i OKB për të Drejtat Njeriut, Rusia: Vendim i paligjshëm dhe i motivuar politikisht

Moska ka thënë se vendimi për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara të enjten ishte “i paligjshëm” dhe “i motivuar politikisht”.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pa 93 shtete anëtare që votuan për pezullimin e Rusisë (58 abstenuan dhe 24 votuan kundër).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për Sky News Rusisë i vjen keq për vendimin dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj “duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor”.

Ky ishte vetëm suspendimi i dytë ndonjëherë i një vendi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. E para ishte Libia në 2011./albeu.com