BE ka pezulluar përkohësisht fondet për bujqësinë, pasi ka rezultuar se është abuzuar me to përmes korrupsionit.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me grupin parlamentar, ka komentuar vendimin e BE ku tha se kjo erdhi si pasojë pasi në vendin tonë ato vidhen dhe shpërdorohen.
“Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionet fondet për bujqësinë, që janë jetike por përfundojnë të gjitha sipas hetimit shpërdorohen dhe nuk çohen në destinacion. Ndaj na del dhe akademia e çobanëve tani dhe materniteti i mushkave”, tha Berisha.
Edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me pezullimin e fondeve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se drejtësia vonon, por nuk harron.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pa blerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në Maj 2022. Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston”, shkruan Kryemadhi.