Krah kujt u rreshtua Monika Kryemadhi, Bashës apo Berishës? (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi megjithëse ende nuk ka folur lidhur me çështjen më të nxehtë të momentit, se krah kujt do të rreshtohet, krah Bashës apo krah Berishës, me veprimet e sotme ka lënë të kuptohet diçka.

Teksa hynte në Kuvend, Kryemadhi ka ndalur një moment për t’u takuar me Flamur Nokën dhe me Edi Palokën, dy mbështetët të “flaktë” të Berishës. Të dy sot u futën me të në Kuvend duke i dalë kundër kryetarit të partisë për përjashtimin e tij.

Fotografi Agim Rama ka kapur momentin e takimit mes tyre, por ende nuk dihet se çfarë ka diskutuar me ta Kryemadhi. Ndoshta edhe Kryemadhi është kundër përjashtimit të Berishës./albeu.com