Pezull në ajër, brenda trenit që do të lidhë Parisin me Berlinin për një orë (FOTO LAJM)

Hyperloop është koncepti më i ri i trenave që edhe pse duken të çuditshme do arrijnë të transportojnë pasagjerët me një shpejtësi të paimagjinueshme.

Kjo shkencë e re bën që treni të qëndrojë pezull brenda një tubi pa ajër, dhe duke qenë se nuk prek asnjë nga anët ecën me shpejtësi të madhe.

Vitin që lamë pas dy njerëz po udhëtonin në një tren të tillë testimi me shpejtësi 160 km/h në shkretëtirën e Las Vegas. Ky ishte treni i parë i stilit ‘hyperloop’ nga kompania Virgin Hyperloop. Udhëtimi zgjati 15 sekonda, dhe megjithse shpejtësitë ishin shumë më pak se 1200 km/orë që premtohej të arrinte, ato paraqesin një hap të madh përpara.

Koncepti i i adoptuar nga disa kompani në Evropë është nisur fillimisht nga Elon Musk, që u pasua më tej nga kompani të ndryshme dhe grupe studentore në universitete.

Por idea e trenit magnetik brenda tubit të vakumit, është më e vjetër se Elon Musk. Një koncept i tillë është avancuar që prej autorit të shekullit të 19-të Michel Verne, i biri i Jules, dhe prej atëherë është përmendur rregullisht nga shkrimtarët fantastikë dhe teknologët.


Shtuar 22.06.2021 12:30

Tags: , ,