Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov tha të dielën se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen.
Petkov në një intervistë për televizionin bullgar, BTV tha se “për Maqedoninë e Veriut për momentin është shumë e vështirë të pranohen ato pozicione”, por sipas tij “ky vend duhet ta bëjë këtë dhe të zgjedhë rrugën evropiane”.
Ai tha se “do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë saj”.
“Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, ka deklaruar Petkov.

Partitë në pushtet kanë thënë se ky është propozimi më i mirë që garanton gjuhën maqedonase sikur edhe identitetin dhe të kaluarën historike andej edhe duhet të pranohet që Maqedonia e Veriut të mos lëshoj mundësinë për zhbllokimin e procesit integrues.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, të premten përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gjë që do t’i hapte derën integrimit evropian.
Mesazh të njëjtë ka drejtuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai tha të enjten se “propozimi francez është i përsosur”, por se e fut vendin në Bashkimin Evropian./rel