Përzuri gjithë shqiptarët vendeve të botës, Rama i qetë: Ka të huaj plot që kërkojnë punë

Gjatw vizitës së sotme në Shijak, disa biznesmenë i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për mungesën e punëtorëve.

Rama tha se është hapur rruga që në vendin tonë të vijnë punëtorë të huaj, nga Pakistani Bangladeshi apo Filipinet.

“Kemi kryer lehtësim maksimal për marrjen e punëtorëve nga jashtë, nga Pakistani, Bangladeshi, Filipinet, dhe për pagat që ju jepni, mendoj se janë mëse të kënaqur. Dhe nuk ka histori konsullatash, me vizë elektronike, në 7 ditë aplikim dhe mund të marrësh punëtorin.

Ka shumë që e kanë bërë dhe janë të kënaqur.

Eshtë një sistem i thjeshtë, është investim i vogël në fillim, por…se ju ushqimin e jepni këtu, dmth vec pagës kanë edhe ushqimin. Ne do ta rrisim pagën minimale në 4 vitet që vijnë se është duke u rritur, por e ulët është me thënë të drejtën”, tha Rama gjatë drekës me disa nga bizneset e Shijakut.

“Gjithë bota ka ardhur te kjo kohë. Po të shohësh shtetet turistike që kemi afër, kanë punëtorë të huaj plot. Po këtu ka mundësi ti fusësh edhe në punë të tjera”, tha Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.03.2021 14:46