Vitet e fundit, shitjet e airpod-seve janë rritur shumë dhe shumica prej nesh i mbajmë ato në vesh nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Kjo e bën më të lehtë që veshët tuaj të mbushen me dyll.
Prodhimi i dyllit në vesh është një proces normal për trupin e njeriut, ashtu si për gjitarët e tjerë dhe në fakt një shtresë e hollë dylli duhet të jetë gjithmonë afër hapjes së kanalit të dëgjimit. Dylli, nga njëra anë, është një mjet mbrojtës kundër insekteve, mikrobeve dhe ujit, ndërsa në të njëjtën kohë hidraton lëkurën e kanalit të jashtëm të dëgjimit. Përveç kësaj, duke lëvizur nga jashtë, dylli parandalon që pjesa e brendshme e veshit të mbushet me qeliza të vdekura.
Përdorimi i zgjatur i kufjeve parandalon daljen e dyllit, gjë që ka të ngjarë të shkaktojë probleme me veshët.
Një nga këto probleme është dylli i ngjeshur, i cili bëhet më i fortë dhe i vështirë për t’u nxjerrë. Kjo mund të çojë në infeksion, me një rritje të qelizave të bardha të gjakut në zonë dhe bllokim të kanalit të dëgjimit.
Gjithashtu, rrjedha e ajrit ndalon, me rezultat që dylli thahet dhe akumulimi i tij rritet.
Megjithatë, djersa e bllokuar dhe lagështia e veshëve që mund të mbeten aty, është mjedisi i përsosur për rritjen e mikrobeve.
Gjithashtu, duke bllokuar daljen natyrale të dyllit, gjëndrat aktivizohen duke prodhuar akoma më shumë dyll, gjë që shkakton probleme dëgjimi, marramendje dhe kruajtje.
Së fundi, për shkak se kufjet nuk pastrohen, ato mund të bartin mikrobet dhe bakteret në vesh, ndërsa një volum shumë i lartë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme me dëgjimin./albeu.com