Përplasja me armë në Elbasan, gjykata vendos “arrest me burg” për Nuredin Dumanin

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin, për përplasen me armë me Talo  Çelën, në Papër.

Kujtojmë se Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë.

Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia.

Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021.

Mjeti BMË ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 15:43