Kështu shprehet një dëshmitar okular i përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë, ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe u plagosën 3 persona të tjerë, mes tyre dy efektivë të policisë greke.
Sipas mediave greke, dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët kanë treguar të tronditur ngjarjen, teksa thonë se janë trembur dhe për jetën e tyre.
“Ndodhi 50 metra larg nesh. Ne pamë një oficer policie që çalë dhe një tjetër që ishte poshtë. Kishim frikë se do afrohej. Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, aksidentalisht u përplasën me ta”, tha një dëshmitar.
Dy shqiptarët e vrarë fillimisht rezultojnë me precedentë penalë në Greqi për çështjes droge dhe ishin arrestuar këtë vit nga policia. Dyshohet se aktiviteti ilegal ka qenë dhe motivi i përplasjes mes tyre që i mori jetën dhe një shqiptari të tretë./albeu.com