Përplasja e deklaratave të Presidentit me Ambasadoren, reagon Rama: Një i dehur, turp i çdo familjeje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me përplasjen e deklaratave të Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Meta, mbrëmjen e së premtes.

Ndërsa Meta ka ftuar në një përballje televizive Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, ky i fundit e ka cilësuar presidentin një turp kombëtar.

Në studion e Top-Channel, Rama u shpreh: “Ka dalë si të marrët në lagje, hajde dil këtej të flasim bashkë, hajde ulu, zbrit të flasim. Çfarë presidenti është ky? Ky është një turp kombëtar, turp shoqëror , turp i çdo familjeje që ka fëmijë e duhet t’i edukojë. Një i dehur që thotë, hajde të ftoj këtu, hajde ke Çim Peka. S’do ke Çim Peka, hajde ke Çim Selami, s’do ke Çim Selami, hajde ke Çim Hysa”, u shpreh Rama.

Shtuar 23.04.2021 11:04