Benita Zena ka pasur një përplasje të ashpër së fundmi me Elijona Binakajn.
E kjo nisi për Toney, për të cilin ka një pëlqim, derisa Elijona u pa më e afërt me të.
“Me mua provokime jo po të thom. Momentin që e qet veten edhe Toney në një dhomë, është provokim total”, iu drejtua këngëtarja.
Tutje i tha: “Pse s’po ia shpreh Toneyt pëlqimin a ndoshta të sheh vetëm si motër të vogël. Në momentin që mundohesh me nda një çift ti je e lodhur”.
“Ku po të dhemb, derisa po i bën gjithë këto skena. Unë çifte nuk kam parë. Unë e kam shok”, ia ktheu në anën tjetër Elijona.
“Ka raste i them mirëmëngjes, as nuk ma kthen. Ajo me më qit jashtë vetes, një 18 vjeçe dreq. Ajo për mua nuk është engjëll”, tha Benita në një bisedë me banorët.
Ajo në atë çast u pa duke gjuajtur diçka nga makijazhi në tokë, si shenjë revolte ndaj banores.
