Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, shtetasit që goditi me gomone çiftin në plazhin e Jalës. Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 37-vjeçarit.
Albeu.com ka siguruar videon e gomones që humbi kontrollin në Jalë dhe për pasojë plagosi dy pushues.
Mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. , të cilët kanë qenë në breg.
31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Traumës, duke marrë trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende. Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.