Një 32-vjeçare, e cila akuzohet për një aksident me pasojë vdekje, ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ndodhi më 2022-in. Shtetasja me inicialet S.M., është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetases S. M., 32 vjeçe, banuese në Elbasan, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetase me 4 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj), pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një motomjet drejtuesi i të cilit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.