Përplasi 74-vjeçarin me biçikletë, prangoset drejtuesi i motorit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, ka përplasur mbrëmjen e djeshme një 74-vjeçar në lagjen “Guerrile” të qytetit.

I moshuari është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë një shërbim më të specializuar mjekësor. Ai shfaqet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Shkodës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Nga Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.H., 31 vjeç, banues në Postripë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin  pa leje drejtimi. K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com