Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë tentuar që të vjedhin banesën e fqinjit të tyre në fshatin Cukë.
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë.
Të lidhura
None found
Arrestimi i tyre u bë pasi sipas Policisë, u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit, për veprime të mëtejshme./albeu.com
