Drejtuesi i mjetit i cili përplasi një 12 vjeçar është vetëdorëzuar në Polici.
Aksidenti ndodhi ditën e sotme(e premte, 01 Dhjetor) në kryeqytet, në zonën e njohur si ‘Ura e Beshirit’.
Mësohet se menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Ndërsa, vetëm pas 3 orësh ai është paraqitur në Policinë e Beratit aty ku edhe banonte për t’u dorëzuar.
Raportohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.
Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.