Përplaset me shkëmbinjtë, skafi me 6 persona rrezikoi të mbytet në Karaburun

Një skaf me 6 persona në bord rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e skafit.

Fatmirësisht, pas alarmit SOS, Roja bregdetare ndërhyri duke i shpëtuar. Pas ndërhyrjes së tyre, të gjashtë personat që ishin në bord, u sollën në Triport. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Shtuar 22.07.2021 14:06