Përplasen automjetet ‘kokë më kokë’ në Pogradec, raportohet për të plagosur

Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udenisht. Gazetari Artin Halili raporton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin kokë me kokë, duke lënë të plagosur disa persona.

Sipas policisë, shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.


Shtuar 14.11.2024 16:24