Përplasën automjetet dhe nisën sherrin, babë e bir godasin me sende të forta 54-vjeçarin

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur në Delvinë, mes tre personave.

Ngjarja ka nisur nga një përplasje e automjeteve, teksa shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin Dh.K. Të dy ata janë janë proceduar në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi- Delvinë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 25.06.2023 18:09

Tags: ,