Përndoqi dhe kreu veprime të turpshme para dy të miturave, arrestohet 80 vjeçari në kryeqytet

Një 80 vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar dy vajza të mitura.

Bëhet me dije se i moshuari, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura.

” Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura”, njofton policia.


Shtuar 26.05.2021 08:21