Arrestohen 11 persona në Tiranë, mes tyre dy vajza të reja

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarat janë dhe dy vajza të reja të akuzuara për vjedhje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. S., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy të afërmëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 3 muaj e 11 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” ;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 41 vjeç, pasi ka vjedhur disa pajisje në banesën e shtetasit Sh. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 vjedhjeve të tjera banesash në Qarkun e Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 28 vjeçe dhe J. U., 24 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur disa produkte të një dyqani.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

S. A., 20 vjeç, G. Q., 19 vjeç dhe A. S., 21 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

D. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l.

Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura.

Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të  shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.05.2021 08:18