Përmbytjet, Rama tregon pse nuk kanë shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është përgjigjur opozitës në lidhje me përmbytjet dhe pse nuk është shpallur gjendja e emergjencës.

Rama tha se gjendja e emergjencës ka kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën aktuale.

Ndërkohë iu përgjigj dhe deputeti Ferdinand Xhaferjat i cili i kërkoi llogari për përmbytjet dhe i prezantoi një sinkron të 2010 ku Rama akuzonte qeverinë Berishën për përmbytjet.

“A kishte informacion qeveria lidhur me reshjet dhe cilat janë investimet kjo është shumë e rëndësishme. Cilat janë investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kërkojmë përgjigjet e kryeministrit ku është çeta e kusarëve, është përmbytur dhe do të stërpërmbytet”, tha Xhaferaj.

“Gjenda e emergjencës ka kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën aktuale. Nuk dua të hyj në krahasime, janë faktet që flasin. Ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për shifrën si rezultat i keq menaxhimit të kaskadës. Ndërkohë, për ta ilustruar, po u referohen shifrave të bashkisë Shkodër që dihet se nuk influencohet nga qeveria. Në 2010 janë përmbytur 25 mijë e kusur hektar vetëm në zonën e Shkodër nga të cilat 14 mijë kanë future brenda edhe qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që sot, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458. Nuk ka asnjë lidhje me kaskandën dhe 4 mijëshja që sollët ju është dhe për Lezhën”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 11:47