Përmbytjet e mëdha në Itali sjellin probleme me trafikun ajror, anulohen dhjetra fluturime

Moti i keq në Kalabri dhe Sicili ka shkaktuar alarm të kuq pasi një lumë në provincën e Trapanit ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Disa njerëz, përfshirë turistë të huaj, u shpëtuan, ndërsa një çift i moshuar ende mbetet i zhdukur në zonën e Catania.

Dje në orët e vona të mbrëmjes, gjatë një stuhie shumë të forte, u shpëtuan 4 burra të cilët u bllokuan papritur nga fryrja e lumit.

Pas 2 orësh, shpëtimtarët punuan në kushte të vështira, dhe shpëtuan pa para se të vërshonte uji i madh, 2 burra me kombësi gjermane, një ekuadorian dhe një italian.

Shirat masivë në provicë shkaktuan dëme të mëdha dhe përmbytje. Kryebashkiaku ka urdhëruar që shkollat ​​dhe parqet të qëndrojnë të mbyllura sot,

Moti i keq që tërbohet veçanërisht në Sicilinë lindore, por edhe në zona të tjera të ishullit, po shkakton shqetësim edhe në trafikun ajror.

Janë anuluar dhe devijuar dhjetëra fluturime, veçanërisht drejt Catania-s dhe rrjedhimisht edhe drejt Palermos, ndërkohë që vonesat e akumuluara nga shumë fluturime të tjera janë të konsiderueshme./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 10:29