Rama ndan pamjet nga puna për rikonstruktimin e godinës së kinemasë në Shkodër

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në “Facebook”, ka ndarë pamje teksa ka nisur rikonstruktimi i godinës.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjesi dhe me punën që ka nisur për transformimin e godinës së kinemasë në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Transformimi nisi pasi Bashkia e Shkodrës, rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit.
Kontrata e qirasë ndërmjet kësaj shoqërie dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.

Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit.

 


Shtuar 26.12.2023 09:01