Përmbytet autostrada Durrës-Kavajë, në Gjirokastër nën ujë rrugët e qytetit (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme ka pasur reshje intensive të shiut në të gjithë vendin, duke shkaktuar problemet e para me përmbytjet.

Raportohet se autostrada Durrës-Kavajë është përmbytur, dhe siç shihet nga pamjet, mjetet lëvizin përmes ujit.

Gjithashtu përmbytje janë regjistruar dhe në Gjirokastër. Rrugët e kryeqytetit janë nën ujë.

Ndërkohë në Vlorë raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.

Kushtet e këqija të motit do të vijojnë edhe ditën e nesërme./albeu.com