Përmbyset makina në aksin Kardhiq-Delvinë

Një automjet është përmbysur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të dëmtuar rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia mbi asfalt nga reshjet e shiut të kësaj të shtune./Albeu.com

 


Shtuar 11.11.2023 19:03