Përmbyset kamioni në aksin Fier – Levan, detajet e para

Paraditen e kësaj të marte, një aksident është regjistruar në askin e vjetër  Fier – Levan. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit dhe për pasojë është përmysur në anë të rrugës.

Mësohet se kamioni ka qënë pa ngarkesë në momentin e daljes nga rruga, ku paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës.

Në vendngjarje ka shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.


Shtuar 26.09.2023 08:44