Përleshjet në Elbasan, policia shoqëron 5 persona (VIDEO)

Policia ka shoqëruar 5 persona të cilët janë përfshirë në incidentet e ndodhura ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Me dhjetra militantë të  Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u konfrontuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke e kthyer sheshin “Aqif Pasha” në një arenë përleshjesh në Ditën e Verës.

Në një moment situata u  përshkallëzua duke kaluar nga sharjet e ofendimet tek përplasja fizike, ku disa persona kanë qëlluar me grushte e shkelma njëri-tjetrin.

Përleshja ndodhi ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha mbërritën në qytet në orare të njëjta, çka nxiti kaos dhe mungesë vetëpërmbajtje te turma.

Atmosfera ishte e tensionuar që në fillim, ku kryeministri u prit me protestë, ku mbështetësit e PD-së thërrisnin fjalët: “Rama ik!”, “Rama zhduku”, apo “Qen bir qeni”.

Shtuar 14.03.2021 02:03