Policia në Kaliforni njoftoi dje, të hënën, se ka hapur një hetim për vdekjen e një hebreu, për shkak të përleshjeve mes protestuesve pro-izraelitë dhe pro-palestinez.
Përleshjet shpërthyen të dielën midis protestuesve në dy tubime, një pro-palestinez dhe tjetri pro-izraelit, në Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Anxhelosit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura.
Në vendngjarje, policia konstatoi se viktima, 69-vjeçari Paul Kessler, ka “pësuar traumë në kafkë”, thuhet në njoftim.
“Dëshmitarët raportuan se Kessler ishte përfshirë në një grindje me një ose më shumë protestues” në tubimin pro-palestinez.
“Gjatë përleshjes, Paul Kessler u rrëzua mbrapa dhe goditi kokën në tokë”, thuhet në deklaratë.
?#BREAKING: A Jewish man has died as a result of a head injury after being assaulted by a pro-Palestinian protester with a megaphone.
According to Los Angeles law enforcement, they confirmed late Monday that a Jewish man has died as a result of a… pic.twitter.com/iiGIMybA4o
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 7, 2023
Ky episod vjen një muaj pas sulmit të kryer nga lëvizja islamike palestineze Hamas në territorin izraelit, i cili mori jetën e më shumë se 1400 njerëzve, shumica prej tyre civilë. Islamistët rrëmbyen gjithashtu më shumë se 240 pengje, të cilët i morën në Gaza.
Që atëherë, Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës. Sipas Hamasit, më shumë se 10,022 njerëz kanë humbur jetën nga bombardimet izraelite, shumica prej tyre civilë dhe mes tyre më shumë se 4,000 fëmijë.