Taulant Balla ka qenë një ndër politikanët më të sulmuar nga opozita, prej shumë vitesh.
Por tashmë opozita është e shqetësuar pse Edi Rama e shkarkoi si ministër të Brendshëm.
Dhe i kërkojnë llogari Ramës, t’u japë shpjegime se pse e shkarkoi atë si ministër.
“Nuk ka fare transparencë për arsyet e të gjitha këtyre lëvizjeve në qeveri. Secili bën hamendësimet e veta, por asnjeri nuk e di pse u largua Taulant Balla apo Ervin Mete, i cili nuk mësoi dot se ku ishte zyra e ministrit të Financave.
Pa dashur të paragjykoj ata që i zëvendësuan, mendoj që PS ka histori të vetën politike dhe ka nevojë për transparencë tek ata që i kanë zgjedhur”, tha Fatmir Mediu.
Edhe zëra të tjerë nga opozita, kanë kërkuar shpjegime për shkarkimin e Ballës./GazetaTema