Përkrah një “Don Zhuani”? Ja si përgjigjet Beniada Nishani

Beniada Nishani u kthye menjëherë në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar, që kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Edhe pas daljes, ajo ka sërish një vëmendje të madhe nga ndjekësit e saj.

Së fundmi , ajo ka publikuar disa video në “Instastory”, ku ndër të tjera modelja tha se e pyesin shumë shpesh “A je fejuar”?

“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan”, thotë Beniada në video.

Më pas, ajo publikoi dhe një tjetër video:

Nga ana tjetër, Beniada nuk e ka aspak problem të rrëfejë edhe momente të sikletshme nga jeta e saj, si kjo që ka thënë pak ditë më parë:

“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them . Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra”,- tregonte modelja./albeu.com


Shtuar 15.05.2022 20:37