Përhapja e Omicron, Rama: Të përgatitemi për një valë të re pandemike, masat që mund të marrim

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit për mediat është ndalur te pandemia. Rama paralajmëroi për një valë të re të Covid-19 për shkak të Omicron dhe tha se mund të ketë masa të reja.

“Kriza tjetër ajo e pandemisë është një krizë në vazhdim, dhe besoj që deri më tani ja kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë të çliruar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë për t’u ringritur nga humnera që ishim vitin e kaluar. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re pandemike për shkak të virusit që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllë deri më 14 mars. Ne nuk do të ngutemi por duhet ta dimë se nuk mundet dot sikur nuk ndodh asgjë dhe disa masa do të duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe të ekonomisë siç e kemi parë. Paralelisht kemi garantuar të gjithë dozat e vaksinave, procesi ecën por jo siç duhet. Kemi bërë një vlerësim dhe rezulto dhe shumë qytetarë janë vaksinuar jashtë, jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues dhe modernizim të tij, dhe kemi 56 autoambulanca të reja që garantojnë një shërbim të standardeve evropiane”, ka thënë Rama./albeu.com


Shtuar 30.12.2021 11:43