Ish-kryeministri Sali Berisha iu rikthye Kuvendit sot jo si pjesë e PD por thjeshtë si deputet për shkak se mbrëmjen e shkuar, Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.
Berisha zuri vend në fund të Kuvendit, në krah të Fatmir Mediut dhe Tritan Shehut, duke u distancuar nga grupi parlamentar iPD.
Por kush u ul në karrigen e preferuar të Berishës?
Radha 3, karrigia 4, nuk do të jetë më vendi ku ulet ish-kryeministri Sali Berisha.
Karrigia është marrë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj. /albeu.com/