Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës.

Sipas të dhënave, mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, ç`ka ka djegur plotësisht objektin.

Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota.

 


Shtuar 22.06.2025 11:34