Një rrobaqepësi në Korç është përfshir nga flakët. Siç bën me dije policia, nga zjarri, ka vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik./albeu.com