Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar në malin e Tomorrit, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

Pylli me pisha në Malin e Tomorrit është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Si pasojë e terrenit të vështirë është e vështirë edhe ndërhyrja nga ana e zjarrfikëses teksa kërkohet ndihmë nga ajri.

Mësohet se zjarri ka nisur në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe rrezikohet gjithë Mali i Tomorit. Zona ku ka rënë zjarri është shpallur Park Kombëtar.


Shtuar 28.06.2021 12:22