Ditën e sotme, është përfshirë nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës. Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit, por zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa dyqane veshjesh.
Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por të ndikuara edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se në momentet kur godina është përfshirë nga flakët, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.