Mëngjesin e kësaj të shtune, një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lin Delija”, në Shkodër.
Sipas informacioneve, automjeti ishte i parkuar dhe është në pronësi të një 35-vjeçari.
Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale në këtë automjet.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.