Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 21:20 në lagjen nr. 8 Durrës. Mësohet se mjeti është në pronësi të një shtetasi me inicialet M.T.,.
Policia njofton se janë shoqëruar disa persona pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Të lidhura
None found
Njoftimi i plotë
Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
