Përfshihet nga flakët makina në autostradën Tiranë – Durrës

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm një automjet në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se automjeti i llojit ‘veturë’ ka qenë në ecje kur ndodhi ngjarja.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë konstatuar flakët dhe tymin dhe kanë njoftuar blutë e qarkut të Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik ndërsa shoferi ka mundur të dalë nga automjeti në kohë.
Fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale.


Shtuar 29.04.2021 10:26