Paraditen e kësaj të shtune, kati i 5-stë i një pallati në Kamëz është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.
Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com