Përfshihet nga flakët kati i dytë i banesës në Pogradec

Pak momente më parë, kati i dytë i një banese ka marrë flakë në lagjen numër 1 të Pogradecit.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkarkesë e elektrike, e cila ka ndezur drutë që familja mbante në katin e dytë.

Situata paraqitet e rëndë, ndërsa në vendngjarje mbrritën  zjarrfikësit dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.


Shtuar 22.12.2023 11:47