Përfshihet nga flakët kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë

Një objekt në Jalë është përfshirë nga flakët ditën e sotme dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për kampin veror ku çdo vit mblidhen të rinjtë e Partisë së Lirisë dhe organizojnë aktivitetin e Akademisë.

Sipas shërbimit zjarrfikës në Himarë shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Zjarri ka përfshirë 4 dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Efektivët zjarrfikës me dy mjete kanë mundur të lokalizojnë dhe më pas të shuajnë flakët./Albeu.com.


Shtuar 11.01.2023 11:24