Aksident në Tiranë, mjeti del nga rruga dhe aksidenton tre të mitur

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka dëmtuar 3 fëmijë të mitur.

Policia bën me dije se të miturit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.


Shtuar 5.04.2021 15:37

Tags: